Nga sot pajisjet dimërore për automjetet janë të obliguara

15 nëntor 2021 | 15:50

Policia e Kosovës përmes një statusi në “Facebook”, ka njoftuar se nga sot, 15 nëntor deri më 15 mars, të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.

Në llogarinë e tyre në Facebook, ditë më parë, Polica e Kosovës ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.

“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë - Serbi…