Nga sot, pakot e cigareve duhet t’i përmbajnë këto paralajmërime
Nga sot, të gjitha produktet e duhanit duhet të përmbajnë fotografi dhe vërejtje shëndetësore për pasojat në shëndet.
Një udhëzim administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje ka hyrë në fuqi sot.
“Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me angazhimin për mbrojtjen e shëndetit publik dhe reduktimin e ndikimit të përdorimit të duhanit, dhe pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2024, i cili ndryshon dhe plotëson Udhëzimin Administrativ Nr. 05/2023 për Vërejtjet e Kombinuara, njofton se nga sot fillon zbatimi i këtij udhëzimi. Të gjitha produktet e duhanit që importohen apo prodhohen për tregun e Republikës së Kosovës duhet të përmbajnë fotografi me ngjyra ose ilustrime të tjera dhe të përmbajnë vërejtjet shëndetësore të përcaktuara në këtë Udhëzim Administrativ”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Siç e parasheh udhëzimi administrativ, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se “vërejtjet shëndetësore do të shfaqen në paketimet e të gjitha produkteve të duhanit për tymosje, produkteve të duhanit që nuk tymosen, si dhe produkteve të reja të duhanit”.
Ilustrimet se si do të duken paketimet e produkteve të duhanit mund t’i shihni këtu.