![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/369643188_800437051872846_8160320123735937143_n-1130x635-1.jpg)
Nga sot parkingu në “Zonën 1” në kryeqytet do të paguhet edhe pas orës 19:00
28 gusht 2023
| 08:22
“Prishtina Parking” ka njoftuar qytetarët se nga dita e sotme, 28 gusht, do të ndryshojë orari i pagesës së parkingut për Zonën 1.
Pagesa e parkingut për këtë zonë do të zgjatet deri në orën 23:00, e jo deri në orën 19:00 siç ka qenë deri më sot.
Kjo rregullore do të zgjasë, nga e hëna deri të shtunën.
“Do të ndryshohet orari i parkingjeve (parkingje komerciale dhe rezidenciale) në Zonën 1 (Qendra e Qytetit), duke filluar nga ora 7:00 deri në ora 23:00, nga e hëna deri të shtunën”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.