Nga sot rifillon puna në qendrat e vaksinimit
04 dhjetor 2021
| 09:26
Komiteti për vaksinim anti-Covid në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ky vikend të rifillojë puna në qendrat e vaksinimit.
Klankosova.tv ka mësuar se vendimi do të mbetet së zbatuari deri në një vendim tjetër.
Po ashtu, disa nga qendrat e vaksinimit në vend do të punojnë nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe gjatë vikendeve, pas një kohe të gjatë të pauzës.