Nga sot shqiptohen dënime për ata që nuk i respektojnë masat kundër Covid 19
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje mori disa vendime të reja në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së COVID-19 në vend.
Në kuadër të këtyre vendimeve, Qeveria e bëri të obligueshme bartjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave/
Ndërkaq, nga sot (e marte), Policia e Kosovës do të nis shqiptimin e gjobave për të gjithë ata të cilët nuk i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës në kuadër të luftimit të pandemisë COVID-19.
Dënimet shkojnë nga 2 deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
Policia e Kosovës nga dita e sotme fillon punën me orar prej 12 orësh, ku do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.