Nga sot, Sylvinho nuk është më zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare
Më 25 qershor Sylvinho erdhi për herë të fundit në Tiranë dhe më pas u largua për pushime, duke njoftuar se do të rikthehej pas një jave për të diskutuar me FSHF-në për kontratën e tij, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë klima nuk është më e njëjtë.
Sipas ‘Top Channel’ nga sot, Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pasi pikërisht në këtë datë (9 korrik) brazilianit i ka skaduar kontrata me kuqezinjtë.
Sylvinho refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit ndersa me pas nisi pushimet, pasi Kombëtarja shqiptare konsiderohet një “punë e sigurtë për trajnerin brazilian”, në pritje se çfarë ofertash do të vijnë të tjera për t’i konsideruar.
Megjithatë ditët në vazhdim do të na mësojnë më tepër, nëse Sylvinho gjeti apo jo ekip tjetër, apo do të rikthehet në Tiranë për një tjetër eventurë.