Nga sot tabelat e rrugëve në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe

09 shkurt 2021 | 17:08

Tabelat në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë më vetëm në gjuhën maqedonase por do të jenë të shënuara edhe në shqip informon Tetovasot .E gjitha kjo në një koordinim mes NP “Rrugët Shtetërore” dhe NP “Rrugët e Maqedonisë  së Veriut”.

Prej Strumice e Kumanove nga Dojrani në Shtip e Ohër, tashmë këto tabela do kenë shënim edhe në gjuhën shqipe.

E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot duke shtrirë terrenin nga Tabanoci dhe deri në Qafë Thanë ndërsa vendimin e ka nënshkruar  vetë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi.

Ndryshe dje Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut “Bekim Memeti deklaroi me këtë rast se te gjitha tabelat do të vendosen në gjuhën shqipe së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një tubim zgjedhor…