Nga sot zgjatet orari i gastronomisë dhe sallave të dasmave

14 korrik 2021 | 09:14

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se duke filluar nga dita e mërkurë do të zgjatet orari i organizimeve të dasmave, ahengjeve të ndryshme e klubeve të natës.

Sipas OHTK-së, këto biznese do të punojnë deri në ora 01:00 pas mesnate.

Po ashtu numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura do të jetë deri në 300 persona.

“Zgjatja e orarit do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate, si dhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë, 14.07.2021”, thuhej në njoftimin e OHTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot, me fillim…