Nga sulmet ajrore vdesin 20 dasmorë përfshirë edhe nusen
23 prill 2018
| 16:04
Së paku 20 persona kanë mbetur të vdekur në një dasmë, duke përfshirë edhe nusen, pas sulmeve ajrore nga koalicioni saudit në veri të Jemenit.
Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë të cilët ishin mbledhur për një dasmë në distriktin Bani Qayis.
Pamjet nga skena tregojnë disa pjesë të trupave njerëzor si dhe një fëmijë të vogël që përqafon një trup të pajetë, raporton “The Indepedent”.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ambulancat nuk kanë mundur të arrijnë në vendin e ngjarjes, me frikën se sulmet ajrore do të vazhdonin.