Nga sulmi i talibanëve janë vrarë katër ushtarë pakistanez
Zyrtarët e Pakistanit kanë bërë me dije se personat e armatosur i kanë vrarë katër pjesëtarë të njësiteve paraushtarake në pjesën jugperëndimore të qytetit Kueta, gjatë një pritjeje, për të cilën përgjegjësinë e kanë marrë talibanët.
Policia ka theksuar se anëtarët e njësiteve kufitare ishin në një patrullë në Kueta, kur ata janë qëlluar nga persona të armatosur.
Një zyrtar i lartë i forcës paraushtarake, Frontier Coprs, e ka konfirmuar sulmin dhe numrin e të vrarëve.
Grupi Tehrik-e Taliban Pakistan, që është i ndaluar në këtë vend, e ka marrë përgjegjësinë për sulm.
Qyteti Kueta është kryeqytet i provincës së pasur Baloçistan, që është në kufi me Afganistanin dhe Iranin.
Kjo provincë është dërmuar nga dhuna sektare, sulmet e militantëve islamikë dhe kryengritja separatiste, nga e cila janë vrarë mijëra vetë prej vitit 2004.