Nga takimi i parë e deri tek ndarja, Mozzik flet hapur për divorcin me Loredanën
Nga takimi i parë, lidhja, Hana, karriera sëbashku e deri tek ndarja, Mozzik zbulon të pathënat dhe mardhënien me Loredanën. Në një intervistë për portalin zviceran “20 min”, ai zbuloi për herë të parë se po divorcohet nga nëna e vajzës së tij.
Mozzik u pyet nëse do ta humbasë lejen e qëndrimit në Zvicër nëse divorcohet dhe ai tha që do të respektojë ligjin:
“Jo, nëse ligji thotë kështu, kështu është dhe unë e respektoj atë. Divorci tani është rrugës. Por jam i sigurt se do të marr një vizë pune për koncertet e mia”!
Reperi u shpreh se Loredana është nëna e vajzës së tij dhe kurrë nuk do të thoshte asgjë të keqe për të. Ai u shpreh se martesa mes tyre thjesht nuk funksionoi më, por la të kuptohej gjithashtu se diçka nuk shkonte me Loredanën.
Si është Loredana si një femër?
Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, por ajo duhet të ndryshojë!
Në çfarë mënyre?
Nuk dua ta them këtë në publik pasi ajo e di vetë!
Sa të rëndësishme janë për Loredanën paratë dhe luksi?
Nuk e di!
Mozzik ka kujtuar edhe takimin e parë me Loredanën për ditën e Shën Valentinit, 4 vite më parë:
Ti ke kohë që ke qenë i lidhur me Loredanën! Si u takuat?
I shkrova në Instagram dhe mendova “Çfarë gruaje e mrekullueshme” dhe më pas prita një javë për t’i shkruar sërish. Për ditën e Shën Valentinit 4 vite më parë, ne u takuam për herë të parë.
Si ishte takimi i parë?
I çuditshëm. Shkuam në restorant dhe të gjithë po na shikonin. Në një pikë unë i thashë Lorit: “Çohu të ikim!”
Mozzik tregon se si e përjetoi akuzën për zhvatje ndaj Loredanës, ‘Kam qenë në shok’
Mozzik ka rrëfyer ndër të tjera se si i përjetoi akuzat për zhvatje të ngritura kundrejt Loredanës nga një çift zviceran. Lajmi që bëri bujë pak muaj më parë, duket se nuk është pritur fort mirë nga reperi.
Mozzik i qëndroi pranë reperes, madje e shoqëroi këtë të fundit edhe në një deklaratë për shtyp të Loredanës. Por, gjatë kohës që policia kishte mbërritur në shtëpinë e ish-çiftit, këngëtari ka pranuar se ka qenë në shok dhe nuk e kuptonte se ç’po ndodhte. “Unë isha në shok sepse nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në shtëpi. Unë mendoj se morën fatura”, është shprehur Mozzik, duke bërë të ditur se në po të njejtën ditë, Loredana ishte shoqëruar në komisariat për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.
“Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e bëri atë. Edhe sikur të dalë e kundërta, unë do të mendoja se nuk e bëri”, është shprehur më tej reperi, duke treguar dhe një herë se pavarësisht ndarjes, Loredana e ka mbështetjen e tij në çfarëdo lloj situate. Nuk paska qenë aspak e lehtë për Mozzik përballja me një histori të tillë.
/lapsi/ https://www.20min.ch/schweiz/news/story/-Mein-Kopf-glaubt-Lori–mein-Herz-Petra-Z—17928924