Nga talent në pastrues rrugësh, si ndryshoi jeta e ish-lojtarit gjerman

30 prill 2021 | 14:40

Tani atë mund ta gjesh në rrugët e Berlinit me fshesë në dorë. Kevin Pannewitz ishte një nga lojtarët më premtues në Gjermani.

29-vjeçari nisi karrierën te Hansa Rostok në Bundesligën e dytë duke kaluar më pas me Volfsburgun, por karriera e tij mori fund shumë shpejtë pasi kishte probleme me peshën. Tani ai punon si pastrues rrugësh në kryeqytetin gjerman dhe paguhet vetëm 1100 euro në muaj.Kevin-Pannewitz-darf-mit-Wolfsburg-in-der-Bundesliga-mitspielen

“Çdo ditë ngrihem në orën 4 të mëngjesit për të pastruar qytetin. Jeta ime është shumë ndryshe nga më parë. Kjo më mjafton për të ushqyer familjen”, ka thënë ish-lojtari gjerman. Ai e mbylli karrierën në vitin 2019 me Karl Zais Jenan që militon në kategorinë e katërt në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
45 për qind  e profesorëve në Universitet të Prishtinës (UP)…