Nga testimi i fundit për Covid, Blerta Deliu del negativ

16 nëntor 2020 | 21:34

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë me dije se ka rezultuar negativ nga testimi i fundit për Covid-19.

“Jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ nga testimi i fundit për Covid-19. Jam mirë me shëndet dhe falënderoj për kujdesin të gjithë ata që na kontaktuan dhe na dhanë mbështetje e forcë gjatë kësaj kohe”.

“Falenderim i veçantë edhe për të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët në këto kohë të vështira, janë në krye të detyrës. Lutem për shërim të shpejtë, për të gjithë ata qytetarë që po përballen me virusin. Vendosni maskat, mbani distancën! Shihemi së shpejti”, ka shkruar Deliu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm tjetër inkurajues erdhi në lidhje me luftën kundër…