Nga vërshimet në Iran kanë vdekur 76 njerëz

14 prill 2019 | 15:55

Vërshimet gjatë javëve të fundit në Iran kanë vrarë 76 njerëz dhe kanë shkaktuar mbi 2.2 miliardë dollarë dëme, kanë thënë sot zyrtarët.

“Me vdekjen edhe të pesë personave në provincën Khauzestan dhe të një personi në provincën Ilham, numri i përgjithshëm i viktimave nga vërshimet ka arritur në 76”, është thënë në deklaratën e lëshuar nga autoritetet shëndetësore.

Dy provincat, Khauzestan dhe Ilhamjanë të fundit që janë prekur nga vërshimet kanë nisur më 19 mars. Nga vërshimet këto javë të fundit, qindra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme materiale, ku janë dëmtuar ndërtesa dhe rrugë, raporton “Rel”.

“Njëzetepesë (nga 31) provincat dhe mbi 4400 fshatra përgjatë vendit janë goditur nga vërshimet”, ka thënë ministri i Brendshëm, Abdolreza Rahmani-Fazli.

Ai ka thënë se dëmet vlerësohet se janë ndërtimet 300 deri në 350 trilionë rialë, apo 2.2 deri në 2.6 miliardë dollarë.

Ndërkaq, ministri i Transportit, Mohammad Eslami, ka thënë se “725 ura janë shkatërruar dhe mbi 14 mijë kilometra rrugë kanë pësuar dëme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E diela ka nisur në mënyrën më të mirë për…