Nga viti i ardhshëm, rrugët e kryeqytetit do të jenë me korsi të veçantë për autobusë

20 shtator 2024 | 12:54

Nga viti i ardhshëm rrugët e kryeqytetit do të kenë korsi të veçantë vetëm për autobusë të trafikut urban. Kështu u tha në diskutimin e mbajtur organizata INDEP në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW) 2024, raporton Ekonomia Online.

Diskutimet u fokusuan në nevojën për një zgjidhje të qëndrueshme për lëvizshmërinë e qytetarëve me një transport inovativ dhe me miqësor për mjedisin.

Gent Sejdiu, menaxher i projektit për reformën e transportit publik urban të komunës së Prishtinës, ka thënë se komuna ka hartuar Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban të Prishtinës, i cili parasheh reformat për këtë çështje.

Ai ka thënë se qeverisja ka bërë reforma në transportin publik, ku me këtë rast ka folur edhe për ndryshimet që priten që të bëhen nga viti i ardhëm, duke shtuar se nga viti 2025 disa rrugë në kryeqytet do të përdoren vetëm nga autobusët.

“Aktivitet që kemi mbajtur kanë qenë të koncentruar në tri fokuse: shfrytëzimi i transportit publik, lëvizja e lirë dhe çiklizmi. Në fokus kemi pasur vetëdijesim e qytetarëve, në fokus kanë qenë fëmijët. Ideja është që ne si fokus të përgjithshëm në nivel kombëtar të bëjmë sa më shumë investim tek fëmijët që të kuptojnë se pse duhet ta përdorin transportin publik, biçikletat. Qeverisja e re ka ndryshuar konceptin, ka bërë projekte për lëvizshmëri të qëndrueshme. Kemi bërë reforma në transportin publik, ku janë të përfshirë operatorët publik dhe privat. Biletat ditore nga 1 janari do të bëhet edhe për operatorët privat. Do të jetë edhe integrimi i biletave, që do të jenë ditore, javore e mujore që do të përdoren nga të gjitha operatorët, tjetra është digjitalizimi që do të jenë të monitoruar, digjitalizimi i biletave. Nga viti i ardhshme disa rrugë do të jenë të qasshëm vetëm për autobus”, ka thënë Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka konfirmuar se zyrtarja…