Ngadalësohet punësimi në SHBA

09 gusht 2020 | 21:21

Rritja e punësimit në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme në Korrik, prej rritjes së infeksioneve të reja me Covid-19, çka ofron provën më të pastër deri më tani se rimëkëmbja ekonomike nga recesioni i pandemisë po zbehet.

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara shtoi 1.76 milionë vende pune muajin e kaluar, pas një shifre rekord prej 4.79 milionë në Qershor, sipas Departamentit të Punës.  Ekonomistët prisnin një shifër më të ulët për muajin korrik.  Norma e papunësisë ranë 10.2 % nga 11.1% në Qershor, por është shtrembëruar nga njerëzit që klasifikohen si të punësuar por që mungojnë në punë. Të paktën 31.4 milionë njerëz merrnin përfitime të papunësisë në mes të muajit Korrik.

Analistët thonë se humbja e vrullit ekonomik do vazhdojë dhe problemi qëndron se rritja e virusit së bashku me mungesën e veprimeve nga Kongresi, mund ta çojë punësimin në territor negativ.   Përkeqësimi i tregut të punës sjell lajme të këqija për presidentin Donald Trump, që ka ngelur mbrapa rivalit demokrat Joe Biden në sondazhe, shkruan “scantv”.

Treguesi shton gjithashtu presionet tek Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi që të përshpejtojnë negociatat për një paketë të dytë të ndihmave, që është zvarritur prej konflikteve në lidhje me përmasën e një pakete qeveritare për dhjetëra milionë të papunë.

Një përfitim shtesë prej 600 dollarë në javë për të papunët skadoi javën e kaluar, ndërkohë që mijëra biznese kanë harxhuar kreditë e ofruara nga qeveria për të paguar puëntorët.

Ekonomia, që hyri në recesion në Shkurt, ka pësuar goditjen më të madhe që prej Depresionit të Madh në tremujorin e dytë, me Produktin e Brendshëm Bruto që u tkurr me normën më të shpejtë në 73 vite.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Librat janë ushqim për shpirtin e për mendjen. Për sipërmarrësit…