NGADHËNJIM MBI ZEZONËN NJËSHEKULLORE SERBE

30 maj 2021 | 20:09

(Lidhur me librin «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta» të autorit, Nysret Hajdari (Fitim Fitimi), botuar nga «Prointegra», Cyrih», 2021)

SHKRUAN: ISMET RASHITI

Këto ditë ka dalur nga shtypi libri i autorit Nysret Hajdari (Fitim Fitimi) me titull domethënës «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta». Ky libër voluminoz është botuar në dy vëllime me gjithësejt 1141 faqe, në të cilat përmes kujtimesh, përfshihen tetë dekada jetë, ideale, veprimtari, rezistencë dhe sakrificë e patriotëve shqiptarë, deri te fomimi i UÇK-së dhe ngadhënjimi mbi zezonën e egër njëshekullore serbe. Pjesë e pandarë e kësaj zezone, padyshim ka qenë edhe familja e pathyeshme Hajdari dhe vet autori. Edhe në këto kohë të errëta, kjo familje sikurse edhe shumë familje tjera atdhetare, ka hedhur dritë mbi errësirën dhe robërinë shekullore. Me një fjalë, hajdarët e Tërpezës gjithnjë kanë rrezetuar traditë, bujari, trimëri dhe sakrificë për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare.
I lindur në një familje të tillë, me taban të fortë kombëtar të trashiguar brez pas brezi, Nysret Hajdari (Fitim Fitimi), nuk kishte si t’mos ishte pjesë e pandarë e të gjitha zhvillimeve politike nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët e mbetur nën sundimin serbo-maqedano-malazez.

Familja Hajdari nga fshati Tërpezë e Vitisë, me kohë ishte bërë një digë e fortë në shërbim të kauzës shqiptare, ndaj den baba den, ishte në shënjestër të UDB-së. Njëra nga këto tragjedi ishte masakrimi i gjyshit, Hajdarit nga forcat bullgare dhe pastaj për tetë dekada rresht ndjekje, burgosje, diferencime politike të kësaj familje atdhetare nga rexhimi shovinist i ish Jugosllavisë. Përkundër kësaj dhune sistematike, familja Hajdari, ka qëndruar vërtikalisht në tokat e të parëve. Atdhetari Nysret Hajdari (Fitim Fitimi) si pinjoll i kësaj familje, librin e tij, me të drejtë i quan «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta». Ishte ideali kombëtar ai që dominonte mbi errësirën. Ishte gjaku, sakrifica, ndjekjet dhe burgosjet e patriotëve shqiptarë që si një flakadan bënin dritë në rrugën e pandalur të lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.
Libri i autorit, Nysret Hajdari (Fitim Fitimi) me titull, «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta», parasegjithash është një dëshmi historike, të një periudhe të gjatë kohore. Më shumë se kujtime të ndritura gjatë një epoke të gjatë zezone, autori Nysret Hajdari (Fitim Fitimi) përmes dëshmitarëve, sjell rrëfime tronditëse për ngjarje të rëndëishme historike. Është kjo një kronologji faktesh të përjetuara, të ruajtura me xhelozi dhe të shkruara me siqeritet, pa anime paritake, regjionale, fetare apo grupore. Të tillë libra origjinal që përmes kujtimeve nxjerrin në dritë dramën e madhe të popullit shqiptar, janë tepër të rrallë në publicistikën shqiptare. Është e natyrshme të jet kështu, kur shkruhet me siqeritet, kur autori i ka përjetuar mbi supe të gjitha katrahurat e një zezone të egër. Aq më tepër kur interesi i përgjithshëm kombëtar vëhet mbi interesin personal e familjar, siç ka ndodhur me familjen Hajdari dhe në mënyrë të veqant me autorin e librit dhe djalin e tij, Skender Hjadari. Është e dhimbëshme, por edhe krenare, kur babë e birë burgosen në të njejtën kohë dhe nga çelitë e burgut, i japin forcë njëri tjetrit.
Pjesa e parë e librit «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta», ka gjithësejt 570 faqe, e ndarë në dyzet kapituj, duke filluar nga biografia familjare dhe duke përfunduar me paraqitjen e trungut të lashtë të familjes Hadari.
Pjesa e dytë e librit, poashtu ka 571 faqe, e ndarë me 48 kapituj, duke filluar me kujtime e ngjarje të rëndëishme brenda viteve 1989-2017 dhe duke përfunduar me punën e palodhëshme të Nysret Hajdarit (Fitim Fitimit) në Fondin Vendlindja Thërret, luftën e drejtë të UÇK-së dhe fitorën mbi okupatorin e egër serb.

Në te dy këto vëllime, autori Nysret Hajdari (Fitim Fitimi), përveq gjenezës dhe përkushtimit të familjes Hajdari në rezistencën shekullore të shqiptarëve kundër okupatorëve, sjellë një numër të madh faktesh e ngjarjesh të rëndësishme që lidhen me organizimin ilegal, shkruarjen dhe shpërndarjen e gazetave « Liria », « Lajmëtari i lirisë », « Bashkimi », « Zëri i Kosovës », « Punëtorët » e tjera që lidheshin me emra dhe figura të mëdha të Lëvizjes Komobëtare si Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe shumë veprimtarë tjerë ish të burgosur e të përndjekur nga rexhimi i serb. Organizimi i demonstratave brenda dhe jasht Kosovës, shpërndarja e trakteve, grumbullimi i mjeteve financiare, kontaktet me bashkëveprimtarë, burgosja e Nysretit së bashku me djalin, Skender Hajdari, deri te arratosja në Zvicër si azilant politik, përbëjnë një dramë familjare brenda dramës së madhe kombëtare përgjatë një kohe të gjatë nën sundimin e egër serbomadh.
Pothuaj nuk ka ngjarje me interes kombëtar të mos jet përfshirë familja Hajdari dhe personalisht Nysret Hajdari (Fitim Fitimi). Autori në asnjë rast muk harron ti përmend të gjithë bashkëpunëtorët në veprimtari kombëtare, ata me të cilët kaloi ditë të vështira në burgjet ish jugosllave si dhe familje të shumta atdhetare si ajo Azemi dhe Neziri nga fshati Sllatinë e Epërme, përkatësisht Sllatinë e Poshtme.
Rrëfimi i sinqert, gjuha e kuptueshme, modestia paksa e tepruar, edukata dhe kultura e tij si njeri dhe si familje, kanë bërë që libri të lexohet me një frymë. Ky libër është një arkiv me vlerë të madhe historike, përplotë të dhëna për ngjarje të ndryshme, për lëvizje ilegale, për personalitete historike të kalibrit si Halil Alidema dhe Lëvizjen e Madhe të Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë të udhëhequr nga plaku i urtë, e pajtimtari, Anton Çeta. Në të gjitha këto veprimtari, ishte i përfshirë edhe autori i librit «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta, Nysret Hajdari (Fitim Fitimi).
Gjatë leximit shihet se autori ka punuar një kohë të gjatë, duke peshuar çdo fjalë, duke argumentuar me fakte çdo ngjarje, duke paraqitur deri në detaje momente të ndryshme dhe poashtu duke pasur kujdes përfshirjen e secilit që sadopak ka kontrubuar në çështjen e përgjithëshme kombëtare. Veprën e Nysret Hajdarit (Fitim Fitimit), fund e krye e përshkon fryma e pajtimit dhe unifikimit në mes shqiptarëve pa dallim të bindjeve politike e partiake.
Konsulentë të librit «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta», janë Xhevat Hasani, Sali Bytyqi dhe Muharrem Blakaj, recenzent Avni Azizi dhe lektor Isuf Ismaili. Libri është përgaditur teknikisht dhe në mënyrë shumë profesionale nga mjeshtri i njohur, Skender Hajdari. Ka një kopertinë tepër simbolike, ku çdo gjë është radhitur në vendin e duhur dhe paraqet simbolikën e vet kuptimplote. Libri «Kujtime të ndritura të kohëve të errëta», është botuar nga Shtëpia Botuese, Prointegra.ch – Cyrih në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift rus, kanë rënë nga ballkoni në momentin që…