Ngadhnjim Kastrati edhe zyrtarisht drejtor i përgjithshëm i RTK-së
24 prill 2019
| 13:59
Më 19 prill 2019, Bordi i RTK-së kishte votuar me 6 vota për dhe një kundër për kandidatin Ngadhnjim Kastrati për pozitën e drejtorit të përgjithshëm.
Meqenëse, neni 32.3 i ligjit për RTK-në ishte i paqartë rreth asaj se çka konsiderohen 2/3 e votave të anëtarëve për zgjedhjen e drejtorit, Bordi i RTK-së kërkoi interpretim ligjor për këtë çështje.
Pas marrjes së interpretimit ligjor, i cili e qartëson nenin 32.3 të ligjit për RTK-në, Bordi sot konstatoi se Ngadhnjim Kastrati është zgjedhur drejtor i përgjithshëm për një mandat trevjeçar.
/Epoka e re/