Ngatërruan himnin shqiptar, UEFA gjobitë Francën
UEFA dënon Federatën Franceze të Futbollit me 20 mijë euro gjobë për ngatërrimin e himnit shqiptar gjatë ndeshjen me kombëtaren tonë.
Lajmin e bën të ditur prestigjozia franceze L’equipe, ku bën me dije se UEFA vendos të gjobisë Federatën Franceze të Futbollit për ”organizim të pamjaftueshëm të ndeshjes”.
Më 7 shtator në Stade de France të Parisit, himni shqiptar u ngatërrua me atë të Andorrës duke shkaktuar vonesën prej 7 minutash të nisjes së ndeshjes.
Por nuk mbeti me kaq pasi kur spikeri i stadiumit duhe t’i kërkonte falje kombëtares shqiptare dhe tifozëve të saj, në vend të emrit Shqipëri përdori Armeni.
Në fakt gabimi ishte teknik dhe jo i qëllimshëm, pasi më pas u zbulua se në postën e regjisë së stadiumit ishin dërguar dy emaile me dy himnet, të Shqipërisë dhe të Andorrës pasi Franca luante dy ndeshje radhazi në shtëpi në shtator dhe gabimisht personi i autorizuar për hapur emailin që do të luante dhe himnin u ngatërrua për shkak të kodit të emailit duke zgjedhur himnin e Andorrës.
Tifozët shqiptarë nuk e pritën mirë këtë gafë duke vërshëllyer në stadium por pavarësisht të gjithave Shqipëria e humbi 4-1 atë ndeshje duke u ngushëlluar vetëm me penalltinë në fund të Sokol Cikalleshit. Por për këtë gafë të francezëve Presidenti Macron i kërkoi falje kryeministrit Rama duke e cilësuar të patolerueshëm ngatërrimin e himnit shqiptar në Paris./shqip