
Ngeci brenda kutisë së donacioneve, vdes gruaja
10 janar 2019
| 11:02
Një grua ka vdekur pasi mbeti e bllokuar në një kuti të donacionit të veshjeve në një rrugë në Toronto. Policia zbuloi gruan e pajetë brenda kutisë së donacioneve rreth orës 1:30 të mëngjesit të së mërkurës në Toronto.
Zjarrfikëset prenë kutinë e donacioneve për ta shpëtuar, por ishte tepër vonë. Gruaja, rreth 35 vjeç, u konstatua e vdekur në vendngjarje.