Ngecin Gjermania e Holanda, Franca konfirmon se është favorite për “Euro 2020”, Anglia ka shënuar fitore minimale ndaj Austrisë

02 qershor 2021 | 23:46

Joakim Low po përjeton emocionet e fundit në pankinën e Gjermanisë, teksa po përgatit skuadrën për konkurrimin në Europian, që do të jetë edhe kompeticioni i fundit i tij në krye të “pancerave”.

Në testin e parë miqësor, gjermanët “matën forcat” me Danimarkën, në stadiumin e Insbruck-ut në Austri, teksa ky 90-minutësh nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1. Neuhaus kaloi në avantazh Gjermaninë në minutën e 48′, ndërsa skandinavët u kundërpërgjigjën me Poulsen, që shënoi pas një asisti të Eriksen.

Konfirmohet pretendente kryesore e Europianit edue Franca kampione në fuqi e botës, e cila mposhti Uellsin me rezultatin e thellë 3-0. Karim Benzema ishte i rikthyeri i madh i “gjelave” dhe pati mundësi të lërë gjurmë pas 28 minutash lojë, por gaboi nga pika e penalltisë.

Megjithatë francezët luajtën me një lojtar më shumë përreth 60 minuta lojë dhe dominuan, duke shënuar tre herë me Mbappe, Griezmann dhe Dembele.

Përgjigje pozitive mori edhe Gary Southgate nga Anglia e tii, që fitoi miqësoren ndaj Austrisë me rezultatin minimal 1-0. Sulmuesi i Arsenalit Bukayo Saka ishte heroi i takimit, pasi shënoi golin e vetëm, ndërsa trajneri anglez aktivizoi nga minuta e parë edhe Jese Lingard, një futbollist që nuk bën pjesë në listën finale prej 26 lojtarësh.

Zhgënjen në testin e parë miqësor edhe Holanda, që nuk shkoi përtej barazimit 2-2 përballë Skocisë. Tulipanët e De Boer e panë veten dy herë në disavantazh, por në të dy rastet rikthyen baraspeshën me anë të sulmuesit Memphis Depay, i cili konfirmoi se mbetet një nga pikat më të forta të ekipit.

https://www.youtube.com/watch?v=d4jU2HPQpKM

https://www.youtube.com/watch?v=Dc-gfklRqe8

https://www.youtube.com/watch?v=MvsGNq691ak

https://www.youtube.com/watch?v=cfK9YCjSPyY

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Miq", shkruan Rama në facebook për takimin me Erdogan. Kryeministri…