Ngecjet më të theksuara qeveria aktuale i ka në diplomaci dhe ekonomi

03 mars 2022 | 10:37

Ilir Ibrahimi, analist i çështjeve politike ka theksuar se ngecjet më të theksuara qeveria aktuale i ka në diplomaci dhe ekonomi, kryesisht si shkas i ministrave që udhëheqin në këto dikastere.

“Në kohërat që po kalojmë këto dy fusha janë të një rëndësie të veçantë prandaj është imperative që të bëhen ndryshime radikale në qasje dhe udhëheqje”.

“Kosova duhet të rreshtohet drejt dhe fuqishëm në arenën ndërkombëtare dhe këtë duhet ta bëj një ministër që di e don”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se gjthashtu zhvillimet e reja gjeopolitike hapin mundësi të mëdha ekonomike, e për këtë, sipas tij, duhet një ministër që e kupton si frymon biznesi e ekonomia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor…