Ngjarja e mbrëmshme në Pejë dyshohet se ndodhi për shitblerjen e një veture
23 maj 2024
| 08:28
Tre të plagosurit në Pejë mbëmë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një nga të plagosur është në gjendje të rëndë dhe menjëherë është futur në sallë të operimit.
Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se pacienti që është futur në operim është i vitit të lindjes 1973.
“I kemi pranuar tre pacientë me plagë nga arma e zjarrit. Një nga ta në gjendje më të rëndë është futur në sallë të operimit, kurse edhe një tjetër pritet të hyjë tash. Kurse në gjendje më të lehtë është një tjetër, por edhe ai ka plagë serioze”, tha Govori.
Ngjarja, sipas burimeve të medieve, raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për shitblerjen e një veture.