Ngjarja në Bukuresht, reagon presidenti Ademi: Në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet
16 nëntor 2024
| 16:06
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi në Bukuresht, në ndeshjen Rumani-Kosovë.
Ai ka falënderuar për mbështetjen e pakursyer ndaj vendimit të përbashkët të lojtarëve tanë, shtabit teknik, stafit dhe Federatës për të mos vazhduar lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë që ndodhën në Bukuresht.
Presidenti Ademi ka shkruar në Instagram se ky vendim nuk ishte i lehtë, por ishte i drejtë.
Ai ka theksuar se në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet.
Ademi thotë se ky ishte një akt i domosdoshëm për ta ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.
Reagimi i plotë: