Ngjarja tragjike në Fier, 2-vjeçari ishte me të atin kur i ra bombola në kokë
21 gusht 2022
| 15:56
Rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Levan të Fierit ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi një bombol oksigjeni i ra mbi kokë, detaje të reja janë bërë të ditura.
Burime nga fshati Levan, bëjnë të ditur se 2-vjeçari, i cili i përket familjes Rasho nga Levani i Fierit, ishte me të atin e tij në momentin e aksidentit të rënde.
I ati i të miturit është punues artizanal i hekurishteve dhe aluminit.