
Ngjarja tragjike në Jabllanicë, kryetari i PDK-së ngushëllon familjet e tre fëmijëve
02 shkurt 2025
| 11:45
Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjeve.
“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.