Ngjarja tragjike në Klinikën e Psikiatrisë, bordi i ShSKUK-së kërkon veprime ligjore

24 gusht 2023 | 15:41

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë, ku si pasojë e zjarrit në këtë klinikë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë.

Pas diskutimeve, bordi drejtues  ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

“Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka është ftuar për nesër…