Ngjarja tragjike në Prishtinë/ Ky është 22-vjeçari që bëri vetëvrasje
22 gusht 2021
| 21:45
Një ngjarje tragjike tronditi sonte Prishtinën, pasi një 22-vjeçar i dha fund jetës së tij, duke u vetvarur me litar, në rrugën “2 Nëntori”.
Sinjali mëson se i riu që i dha fund jetës së tij është A. Muçolli nga Prishtina.
Kjo ngjarje tragjike dhe mjaft e dhimbshme për familjen, ndodhi në orët e pasdites në kryeqytet, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës, ku e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun nga Prishtina t’i jap fund jetës së tij.