Ngjarja tragjike në Tetovë, mjekja u thirr për intervenim urgjent, gjeti të vdekur vajzën e saj dhe mbesën

08 tetor 2024 | 19:40

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre. 

Viktimat janë familjare, saktësisht vajza dhe mbesa, e mjekes e cila u thirr për intervenim urgjent.

Burri i të ndjerës dhe djali i saj i mitur, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, raporton Alsat.mk.

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e vdekjeve, ndërsa në raportin e policisë thuhet se burri i gruas, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit…