Ngjarje e pazakontë: Një qytetar tenton t’ia dhurojë Kurtit dy vezë të ziera (Video)

07 shkurt 2021 | 23:44

Një sjellje e pazakontë është parë nga një nga zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, shihet t’i afrohet një qytetar, i cili ia dhuron dy vezë nën pretekstin se ky i fundit e kishte hedhur me vezë kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Në momentin që qytetari ia afron dorën Kurtit, njëri nga zyrtarët e Vetëvendosjes ia heq dy vezët nga dora dhe ia largon atë.

Videoja është realizuar nga qytetarët, ndonëse nuk dihet qyteti ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Kurti përgjatë ditës së sotme e vizitoi Gjakovën për të zhvilluar fushatë zgjedhore atje, teksa bëri një ecje parakaluese me qytetarët./express

https://streamable.com/3xw4gb

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Athinë rreth orës…