Ngjarje e pazakontë, zhduken varrezat në Junik
11 tetor 2022
| 11:04
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Junikut ku janë rrafshuar varrezat e të parëve të tyre dhe janë zhvendosur eshtrat e të vdekurve në greminë.
Për këtë kanë folur familjarët e fshatit Gjocaj, të cilët kanë treguar se aty kanë qenë varret e të parëve të tyre, por të cilat u rrafshuan të premten.
Fshatarët pretendojnë se këtë akt e ka kryer bashkëfshatari i tyre, Kadri Gania, i cili e kishte rrafshuar parcelën prej tre ari dhe kishte hedhur eshtrat në humnerë.
I shqetësuar rreth kësaj ka mbetur edhe kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Nga Policia kanë treguar se e kanë arrestuar të dyshuarin.