Ngjarje e rëndë në Elbasan, endacaku i preu fytin me thikë 21-vjeçarit
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku u plagos me thikë një 21-vjeçar.
Mësohet se i riu që u godit me thikë në qafë është Fabio Shybehja,ndërsa autori i ngjarjes është shtetasi Petrit.R 54 vjeç, endacak që mbledh kanoçe në qytet. Ai po ashtu dyshohet se është një person i alkoolizuar.
Gjithçka ka ndodhur në lokalin e 21-vjeçarit, ku autori ka hyrë dhe ka nisur të ofendojë familjarët e të riut. Ky i fundit ka ndërhyrë dhe e ka nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit.
Por pasi e nxori jashtë, 54-vjeçari shkoi te tek karroca ku kishte kanoçet, mori një thikë dhe e goditi mbas shpine drejt në fyt Fabio Shyben.
I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa autori është vënë në prangat e policisë 10 minuta pas ngjarjes.