Ngjarje e rëndë në Klinë, vritet një person

13 nëntor 2024 | 18:04

Një person dyshohet të ketë mbetur i vrarë, nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas Gashit ngjarja ka ndodhur sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Punësimit të…