Ngjarje e rëndë në Maqedoni: 47-vjeçari e godet me thikë nënën dhe tenton ta djegë
22 shkurt 2020
| 15:15
Një burrë 47-vjeçar nga Shkupi me probleme psikike ka e ka goditur me thikë nënën e tij dhe më pas ka tentuar ta djegë.
Gruaja është dërguar me ambulancë në klinikë e Shkupit ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore, përcjell Gazeta Express nga Lajm.
Nga policia informojnë se nga vendi i ngjarjes është konfiskuar thika si provë materiale dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.