Ngjarje e rëndë në Pogradec, babai plagos me çifte të birin
24 korrik 2024
| 19:54
Ngjarje e rëndë brenda një familje në fshatin Stropckë të Pogradecit. Babai ka plagosur rëndë me çifte të birin.
Burime për A2 CNN thanë se mes babait e djalit ka patur debate të forta për motive ende të pasqaruara.
Gjatë debatit mësohet se djali 50-vjeçar, Përparim Shkullaku, ka ushtruar dhunë ndaj babait 80-vjeçar, Agim Shkullaku, e në kushte të tilla, ky i fundit ka marrë çiften duke e qëlluar e duke e lënë të plagosur rëndë.
Të dy janë shtruar në spital dhe pritet të dërgohen në Tiranë, pasi gjendja është e rëndë.