
Ngjarje e rëndë në Tiranë, katër persona të plagosur me armë zjarri, dy prej tyre të mitur, 11 dhe 17 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lundër të Tiranës mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.
Mes tyre janë edhe dy të mitur.
Ata janë dërguar në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore.
“Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. Stafa, 34 vjeç, K. Mullai, 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç”, njoftoi policia.
Bëhet fjalë për shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
Policia thotë se ka ngritur një grup hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Për këtë arsye janë sekuestruar disa prova që do të shërbejnë edhe për zbardhjen e identitetit të autorëve.
Tre prej të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë.