Ngjarje e rëndë në Tiranë, nipi gjen të vdekur gjyshërit në banesë
21 qershor 2022
| 08:01
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës” në Tiranë, ku nipi ka gjetur pa shenja jete dy gjyshërit.
Sipas policisë, M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç.
I moshuari është vetëvarur, ndërsa gruaja e tij është gjetur pa ndjenja. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.