Ngjarje e rëndë. Shqiptari në Itali kyç gruan dhe 4 fëmijët dhe i vë flakën shtëpisë, por digjet vetë (Video)

14 qershor 2020 | 11:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Civitella del Tronto të Italisë. Një shqiptar, 47-vjeçar ka mbyllur brenda në shtëpi bashkëshorten dhe 4 fëmijët dhe ka tentuar t’i djegë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ka spërkatur derën e shtëpisë me benzinë dhe i ka vënë flakën. Por aksidentalisht ai është djegur vetë dhe ka humbur jetën.

Ka qenë njëri nga djemtë që ka shpëtuar nënën dhe motrat duke i nxjerrë nga shtëpia. Fqinjët kanë njoftuar zjarrfikësit dhe policinë të cilët kur mbërritën në vendngjarje e gjetën 47-vjeçarin të pajetë jashtë shtëpisë.

Gruaja e tij 37 vjeç, kishte probleme me frymëmarrjen dhe u dërgua në spital, ndërsa fëmijët e moshës 5, 17, 19 dhe 20 vjeç, fatmirësisht nuk u lënduan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Merovci, njeriu më të afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova,…