Ngjarje që ta ndal frymën: Gazetari Lani me një postim pas vdekjes së ish-pjesëtarit të FSK-së, ka dy fjalë për Kurtin
Një postim tejet prekës e ka bërë gazetari Arsim Lani pas vdekjes së Liman Musliut, pjesëtar i FSK-së i cili po punonte ndërtimtari pas orarit të punit, e i cili, sipas tij, ka rënë nga kati i dhjetë i një objekti në Prishtinë.
Gazetari shkroi se Liman Musliu kishte qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, pastaj në TMK, e deri pardje në FSK.
Lani pati dy-tri fjalë edhe për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Postimi i Arsim Lanit:
Ndoshta kryeministri i Kosovës, ndodhet në diasporë per t’i njoftuar mërgimtarët se sa shumë është “zhvilluar” Kosova në këto katër vjet të qeverisjes së tij e mbase per t’ju treguar se sa të dinjitetshme janë pagat në FSK.
Pasi ka kriju një distancë të madhe me realitetin, tregoni dikush që një ish pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, TMK-së e deri dje pjesë e FSK-së ka vdekur duke rënë nga kati i dhjetë i një objekti në Prishtinë tek po punonte në ndërtimtari pas orarit zyrtar të punës që t ‘arrij ta mbaj familjen e tij.
Liman Musliu, lum Kosova që pati e mjer Kosova që s’bëri asgjë për ty e shokët e tu!