Ngjarjet e dhunshme në Jerusalem, reagon myftiu Naim Tërnava

11 maj 2021 | 14:39

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka reaguar pas ngjarjeve të dhunshme në Jerusalem.

Tërnava ka thënë se eskalimi i konfliktit nga i cili janë marrë jetë njerëzish të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje në me të dy popujve.

Ai  ka thënë se Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

“Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al – Aksa. Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze”.

“Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve. Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit. Lutemi që sa më parë Jerusalemi , Al-Aksa, dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë”, citohet të këtë thënë Tërnava.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli i këtij sezoni është kopja e shëmtuar e skuadrës…