Ngjarjet e rëndësishme të ditës
31 korrik 2021
| 08:45
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë dhe Komunën e Prishtinës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” Prishtinë, ora 10:00-18:00)
Ditët e Diasporës në Kamenicë:
– Ora 10:00 – Ecje në fshatin Meshinë – vizitë monumenteve të trashëgimisë kulturore, si dhe ekspozitë e artefakteve dhe ushqime tradicionale.
Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, sot, në orën 13.00, në hollin e Teatrit Kombëtar, takim me profesorin Sali Bashota dhe shkrimtarin Adem Gashi.
PSD organizon ndejë me rastin e bartjes së zyrës qendrore të partisë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. (Ora 19:00).