Ngjarjet më të reja nga Klinika Infektive
08 maj 2020
| 09:09
Sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 14 pacientë të infektuar me koronavirus, dy prej tyre sot do të lirohen për në shtëpi, kurse të tjerë janë shëruar, megjithatë do ta vazhdojnë trajtimin edhe për disa ditë ka njoftuar infektologu Sali Ahmeti në një lidhje të drejtpërdrejtë në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”. Ahmeti ka treguar se në mesin e pacientëve të infektuar njëri prej tyre është në gjendje kritike. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos i keqpërdorin masat e reja për lirinë e lëvizjes, duke i ftuar të kenë kujdes edhe pak.
(B. D.: ‘Epoka e re’)