Ngjarjet në Mal të Zi, Lobi Rajonal i Grave: Serbia po synon ta destabilizojë rajonin

06 shtator 2021 | 13:39

Lobi Rajonal i Grave (RWLSEE) ka reaguar pas ngjarjeve që kanë ndodhur të dielën në Cetinje të Mali i Zi.

Ky lob ka thënë se nëpërmjet kishës ortodokse në Mal të Zi, Serbia është duke synuar destabilizimin e rajonit.

“Ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje nuk ka të ndalur. Akti i agresionit sot në Malin e Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në selinë qendrore që i përket Kishës Ortodokse malazeze, synon destabilizim të rrezikshëm. Vuçiq nuk ka dallim nga Millosheviqi, ai ndjek agjendën e tij hegjemoniste. Lobi Rajonal i Grave në Evropën Juglindore (RWLSEE) është në anën e popullit të Malit të Zi. Mbështetja jonë për ta është mbështetje për drejtësi dhe identitet që askush nuk mund ta cenojë. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë në Cetinje, për të ndaluar këtë destabilizim, i cili është i rrezikshëm jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga çdo lloj dhune dhe të mos bien pre e provokimeve. Qytetarët, të të gjitha besimeve dhe kombeve dhe opsioneve politike, së bashku duhet të kontribuojnë në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe harmonisë multietnike dhe Malit të Zi perëndimor”, është thënë në reagimin  e RWLSEE-së.

Lobi Rajonal i Grave drejtohet nga ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se duke…