Ngjarjet në veri, njëra nga arsyet pse ambasadori britanik shkoi në qeveri
03 gusht 2022
| 14:26
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur për takimin e sotëm në objektin e qeverisë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Abbotti ka bërë me dije se temë diskutimi ishin edhe ngjarjet e fundit në veri.
Ai ska theksuar se është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me komunitetin ndërkombëtar dhe qytetarët e saj për situatën gjatë dimrit për energji elektrike.
Ndryshe, përveç takimit me Bislimin të ambasadorit britanik, ai amerikan është takuar me kryeministrin Kurti, e për të cilin s’kanë dalë ende detaje.