NGJASHMËRIA DHE DALLIMI NË MES TË RAMIZ CERNICËS DHE ABDYL FRASHËRIT

11 gusht 2023 | 18:54
Ismet Sylejmani
Lidhja e Prizrenit ka zhvilluar punimet më 10 Qershor 1878!
Kuvendi i Kosovës në Prizren më 8 Korrik 1945!

Viti kur ka shkëlqyer Abdyl Dukollari i Frashërit nga krahina e Dangëllisë së Shqipërisë është viti 1878!

Viti kur ka shkëlqyer Ramiz Ahmeti i Cernicës nga Anamorava e Kosovës është viti 1945!

Ideologu Abdyl Dukollari, pas përfundimit të Lidhjes së Prizrenit, mbiemër të Tij e merr emrin e fshatit të lindjes, fshatit Frashër dhe e gjithë bota e njeh si Abdyl Frashëri!

Tribuni Ramiz Ahmeti, pas përfundimit të Kuvendit të Prizrenit, mbiemër të Tij e merr emrin e fshatit të lindjes, fshatit Cernicë dhe e gjithë bota e njeh si Ramiz Cernica!

Të gjithë e dijmë se Abdyl Frashëri u bë i madh e i lavdishëm, për shkak të rolit të Tij në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit!

Të gjithë e dijmë se Ramiz Cernica, u bë i madh e i lavdishëm, për shkak të rolit të Tij në Kuvendin e Kosovës në Prizren!

Për Ideologun e Lidhjes së Prizrenit Abdyl Frashërin, historia gjithanshëm e ka thënë fjalën e saj!

Për Tribunin e Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernicën, historia nuk e ka thënë gjithanshëm fjalën e saj!

Për Abdyl Frashërin në të gjithë gjeografinë e Atdheut, ka mijëra emra rrugësh, qindra shkollash, dhjetra sheshesh!
Për Ramiz Cernicën në të gjithë gjeografinë e Atdheut, ka vetëm një emër shkolle, dhe vetëm dy ose tri rrugë me emrin e Tij!

Për Abdyl Frashërin janë bërë me mijëra portrete, me qindra piktura, me dhjetra buste dhe shtatore të derdhura në bronz!

Për Ramiz Cernicën, disa foto, dy ose tri portrete, një bust para shkollës në Cernicë që e mban emrin e Tij, dhe asgjë tjetër!

Abdyl Frashërin familja e Tij e përkrahu fuqishëm dhe i qëndroi pas me gjithëçka që pati!

Ramiz Cernica të gjithë e dijmë se u detyrua të shpërngulej nga fshati i Tij i lindjes Cernicë, por edhe e dijmë se disa familjarë e në veçanti djemt e Tij, e sidomos derisa Ramiz Cernica vuante nëpër burgjet famëkqijantë Serbisë, djali i Tij Fehmi Hoxha, por edhe të tjerët që ishin të vegjël e përkrahën fuqishëm!

Për Abdyl Frashërin dhe se si do të dukej trupi i Tij i derdhuar në bronz, historia nuk dëshmon se ka pasur konflikte e mospajtime brenda familjes, kanë vendosur drejtuesit e Kombit dhe të Shtetit!

Kurse për Ramiz Cernicën në rastin e parë në histori, që është vendosur për t’i bërë Shtatore pas 78 viteve, edhe pse komisioni vlerësues i Komunës së Gjilanit, ka bërë vlerësimet e veta dhe përcaktimin final, ka përqarje në familje dhe asaj përqarje i kontribuon më së shumti mbesa e Tij, Vahide Braha!

Këto janë disa nga ngjashmëritë dhe dallimet në mes të Tribunit të Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica dhe Ideologut të Lidhjes Shqiptare Abdyl Frashëri!

Prishtinë, 11 Gusht 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, planifikon që në tetor ta…