Ngjashmëria në mes të CERN-it evropian dhe FERMILABIT amerikan (5)
CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (5)
Nga: Naim Krasniqi, fizikan
CERN-i është një qendër evropiane për hulumtime shkencore bërthamore, kurse FERMILAB është një laborator amerikan i specializuar në fizikën e grimcave me energji të lartë. Analiza tregon qartë se nuk ka dallime midis energjisë bërthamore te qendra evropiane CERN dhe grimcave me energji të lartë te qendra amerikane FERMILAB, çfarë do të thotë se ekziston një ngjashmëri në orientimet e hulumtimeve shkencore të dy qendrave hulumtuese.
Nga ana e tjetër të dy laboratorët kanë përshpejtues të grimcave. Qëllimi i dy qendrave krahas studimeve të tjera shkon në të njëjtin drejtim që të gjejnë në mënyrë eksperimentale si dhe përmes akceleratorëve të gjejnë grimcën nga e cila formohet energjia e zezë e cila formon forcën e pestë fundamentale të fizikës apo edhe ndonjë grimcë që ka shkaktuar fenomenin e Bing Bangut, apo ndryshe eksplodimit të madh.
Sa për Bing Bangun ajo është sqaruar edhe në botimet në “Epoka e re” 2016, 2019 dhe 2020 madje theksohet qartë se asnjëherë nuk ka ekzistuar një Bing Bang nga i cili është formuar universi, por mungesa e mosdashjes së njohjes së fushës antimagnetike në makrobotë dhe fushës antieletrostatike në mikrobotë e mbanë ende në jetë një fenomen inegzistent ndryshe një fenomen që nuk ka ekzistuar asnjëherë, por si do që të jetë ne do ta sqarojmë energjinë e zezë dhe ekpansionin e universit.
Energjia e zezë dhe ekspansioni i universit
Në kosmologjinë aktuale:
1) Energjia e zezë është një formë hipotetike e energjisë e shpërndarë në mënyrë uniforme në mbarë universin, e cila energji sillet si një forcë negative që i kundërvihet forcës tërheqëse në mes trupave qiellorë, kurse 2) Ekspansioni i universit është një fenomen që ka të bëjë me fenomenin që ndodh në univers, përmes largimit të galaksive gjithnjë e më shumë nga njëra-tjetra.
1) Energjia e zezë
Sot për sot, për komunitetin shkencor thuajse një ndër sfidat kryesore është për ta kuptuar mënyrën se si funksionon universi, prandaj është jetike të dihet se përse ekziston një stabilitet ndërplanetar apo ndërgalaktik i cili mendohet se është mbi 13 miliardë vit më parë është krijuar dhe vazhdon të funksionojë me të njëjtin stabilitet.
Një stabilitet të tillë për komunitetin shkencor që e mbanë këtë ekuilibër është energjia e zezë, për të cilën energji nuk dihet asgjë edhe përkundër përpjekjeve të pa ndërprera të komunitetit shkencore. Nëse nisemi nga natyra kjo na ndihmon më së shumti t’i zgjedhim problemet, sepse ne nëse nuk e shohim makrobotën si mund ta shohim mikrobotën, për këtë arsye le të nisemi nga një shembull i thjeshtë nga planeti i ynë në të cilin jetojmë. Mendohet se toka në të cilën jetojmë është krijuar para 4,5 miliardë viteve, por edhe Hëna ka afërsisht të njëjtën vjetërsi. Toka rrotullohet rreth boshtit të vetë, kurse rreth saj në një orbitë të caktuar rrotullohet Hëna, por që të dy trupat qiellorë sikur toka ashtu edhe Hëna kanë forma sferike.
Kjo na tregon qartë se gjatë 4,5 miliardë viteve kanë arritur këta trupa qiellorë që ta ruajnë këtë formë sferike të padeformuar, edhe pse pandërprerë është rrotulluar Hëna rreth toke. Tani le të shkojmë pak përtej Hënës që rrotullohet rreth tokës, dhe themi se sikur Hëna që rrotullohet rreth toke gjithashtu edhe toka rrotullohet rreth diellit në një orbitë të caktuar. Prandaj po kuptohet se nëpër orbitat nëpër të cilën kanë kaluar Hëna rreth tokës, si dhe toka rreth diellit nuk kishte trupa qiellorë për rreth 4,5 miliardë vite që do ta rrezikonin tokën apo Hënën nga goditjet, përkatësisht nga deformimet e formave të tyre sferike.
Siç po shihet edhe pse trupat qiellorë rrotullohen rreth njëri tjetrit, përkatësisht Hëna rrotullohet rreth toke, si dhe trupat e tjerë qiellorë duke e përfshi edhe tokën rrotullohen rreth diellit, natyra i ka krijuar këta trupa dhe natyra i ka formuar orbitat e tyre kurse këta trupa rrotullohen rreth njëri – tjetrit në një ekuilibër precizë për gjatë 4,5 miliardë viteve, dhe i ruajnë format e tyre sferike.
Tani shtrohet pyetja, si e sqarojnë fizikanët e njohur këtë stabilitet precizë që vazhdon thuaja e 4,5 miliardë vite, e që trupat qiellorë rrotullohen rreth njëri – tjetrit në një stabilitet dhe të pa deformuar.
Ligjet e fizikës tradicionale të Isaac Newtonit dhe Albert Einsteinit mbi stabilitetin e rrotullimit të trupave qiellorë
Le të nisemi nga dy trupat tonë të sistemit tonë diellorë, përkatësisht tokës në të cilën jetojmë dhe Hënës e cila rrotullohet rreth saj në një orbitë kur Hëna është në distancën më afër tokës rreth 356 511 km.
Për një distancë të caktuar ashtu sikur u cekë më lartë, në fizikën tradicionale të Isaac Newton thuhet se forca tërheqëse në mes trupave qiellorë është proporcionale me masat e tyre, kurse në relativitetin gjeneral të Eisteinit thuhet se forca tërheqëse në mes trupave qiellorë shkaktohet nga deformimi i kohë-hapësirës. Duke mos hyrë në detaje sepse me kohë do sqarohen se të dy teoritë nuk janë funksionale, le të ndalemi te e përbashkëta e tyre sikur te Isaac Newton ashtu edhe te Albert Einsteini kemi të njëjtin version, në mes trupave qiellorë vepron një forcë tërheqëse. Prandaj këtë askush nuk mund e konteston sepse sikur Isaac Newton ashtu edhe Albert Einsteini e pranojnë forcën tërheqëse në mes trupave qiellorë por në mënyra të ndryshme. Shtrohet pyetja si mund të veprojë një forcë tërheqëse qoftë e bazuar në ligjin e Isaac Newtonit apo Albert Einsteinit pa ndërprerë për 4,5 miliard vite në mes tokës dhe Hënës, si dhe në mes diellit dhe planetëve të tjerë që rrotullohen rreth tij, si dhe ende këta trupa qiellorë mbesin në distanca dhe në një ekuilibër precizë i cili vazhdon edhe tani. I njëjti kriter vlen për të gjithë trupat qiellorë duke përfshi edhe galaksitë.
Analizë shkencore
Te forca tërheqëse e Isaac Newton mungon faktori kohë, çka jep për të kuptuar se në një kohë të pambaruar trupat qiellorë tërhiqen në mes veti. Çka do të thotë ligji i gravitacionit tregon se trupat qiellorë vetëm tërhiqen, e tërhiqen e tërhiqen deri të takohen në mes veti, sepse nuk ka lënë asnjë hapësirë për veprimin e forcës shtytëse në mes trupave qiellorë.
Kurse Albert Einsteini thekson se forca tërheqëse shkaktohet nga deformimi i kohë hapësirës. Kjo e ka një kuptim më të thjeshtë që hapësira lakohet për shkak të masës së trupave qiellorë, që do të thotë se kur hapësira lakohet trupat qiellorë tërhiqen e tërhiqen deri të takohen në mes veti nga fakti se hapësira po lakohet. Apo ndryshe për ta kuptuar ma thjeshtë sa më i rëndë të jetë trupi qiellor aq më shumë hapësira lakohet hapësira dhe aq më shumë trupat qiellorë tërhiqen. (Vijon)