Ngjitet 23 herë në Everest, 49-vjeçari nga Nepali vendos rekord të ri
19 maj 2019
| 14:15
Për miliarda persona në botë ngjitja e Everestit është një mision i rrezikshëm, i mrekullueshëm, por edhe i pamundur njëkohësisht.
Por, kjo nuk vlen për Kami Rita Sherpa, për të cilin një aventurë e tillë rezultoi si diçka rutinë teksa ai regjistroi rekordin e 23-të për sa i përket ngjitjes në majën më të lartë të botës.
Sherpa, që tashmë është 49 vjeç, e përmbushi misionin e vet këtë të mërkurë duke thyer rekordin që ai kishte vendosur vetë vitin e kaluar.