Ngjyrat e flamurit të LGBTI-së në qeveri, Nushi i PSD-së publikon foton e Kurtit me hoxhën Musliun

18 maj 2023 | 15:45

Kryeministri Albin Kurti shpesh herë një postim që e publikon në “Twitter” nuk e ripublikon edhe në “Facebook”. Kështu ka ndodhur edhe me shkrimin e djeshëm për komunitetin LGBTI, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Një strategji e tillë e Kurtit për komunikim me opinionin publik duket se ka të bëjë me audiencën e ndryshme që ka në “Facebook” dhe “Twitter”.

Për këtë ka reaguar Nol Nushi i PSD-së, duke thënë se Kurti po “shitet kuller dhe emancipues” në “Twitter” derisa ia ka rikthyer në vëmendje fotografinë me hoxhën nga Drenica, Osman Musliun, kur kishin ngrënë bashkë fasule e pite.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zbuluar tashmë logoja për Kupën e Botës së viti…