
Ngordh rinoqeronti i fundit i bardhë në botë
21 mars 2018
| 10:30
Rinoqeronti i fundit në botë ka ngordhur duke lënë kështu vetëm dy femra gjallë nga zhdukja e kësaj specie të rrallë.
Rinoqeronti 45-vjeçar i quajtur Sudan ka jetuar në kushte të varfra ditët e fundit dhe ishte duke u trajtuar nga një infektim i sëmundjeve të shumëfishta.
Një skuadër veterinarësh vendosi t’i jap fund jetës së tij, pasi ai vuante nga një sëmundje e vështirë.