Ngordhin nga uria 55 elefantë
24 tetor 2019
| 11:22
Të paktën 55 elefantë kanë ngordhur nga uria në Parkun Kombëtar të Zimbabve në Hwange gjatë dy muajve të fundit.
“Situata është e rëndë. Elefantët po ngordhin nga uria dhe ky është një problem i madh”, ka thënë zëdhënësi Tinashe Farawo.
Thatësira ka ulur masivisht prodhimin e të korrave në Zimbabve. Një e treta e popullsisë raportohet se ka nevojë për ndihmë ushqimore në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike.